75 Mall Live Search
17:15 / E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021 / AR

Komuna e Mitrovicës kërkon nga MMPHI-ja që të mirëmbajë rrugën kryesore të Shalës së Bajgorës

Reshjet e fundit të borës në Shalë të Bajgorës kanë bërë që rrugët të vështirësohen për qarkullim dhe për këtë gjë Komuna e Mitrovicës është përkujdesur menjëherë, duke bërë pastrimin e të gjitha rrugëve që janë nën kompetencë të komunës.

Mirëpo sa i përket rrugës kryesore “Shala e Bajgorës” e cila është përgjegjësi e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ta mirëmbajë atë, ka ende vështirësi dhe nga mungesa e mirëmbajtjes është raportuar edhe për një aksident të shkaktuar gjatë ditës së sotme.

Andaj, Komuna e Mitrovicës i bën thirrje Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që ta ketë në prioritet edhe rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, në mënyrë që të evitohen aksidentet dhe njëkohësisht bën apel tek të gjithë qytetarët për një kujdes të shtuar gjatë vozitjes.