Alec Baldwin flet pas incidentit fatal: Unë nuk e tërhoqa këmbëzën

Alec Baldwin ka dhënë një intervistë ne televizionin amerikan ABC.
Ai tha se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës ku mbeti e vdekur kameramanja Halyna Hutchins në xhirimet e filmit ‘Rust’, transmeton Indeksonline.
Në pamjet e publikuara gazetari thekson se tërheqja e këmbëzës së armës nuk ishte pjesë e skenarit. Baldwin më pas u përgjigj se ai nuk e ka tërhequr këmbëzën.
“Këmbëza nuk është tërhequr. Unë nuk e tërhoqa”, tha ai.
Kur gazetari pyet sërish ai e konfirmoi përgjigjen e mëparshme: “Jo, nuk do t’I drejtoja kurrë armën dikujt e më pas ta vrisja. Kurrë” tha ai.
ABC njofton se gazetari ka folur me Baldwin për gati 1 orë e gjysmë.
“Ai ishte shumë I hapur dhe iu përgjigj çdo pyetje që ia bëra. Kam bërë mijëra intervista për ABC gjatë 20 viteve të fundit, por kjo ishte intervista më intensive që kam pasur ndonjëherë”, u shpreh gazetari për ‘Good Morning America’.
Kujtojmë që hetimet e policisë për zbardhjen e rastit janë ende në procedurë./Indeksonline/
Asked by @GStephanopoulos how a real bullet got on the "Rust" set, Alec Baldwin says: “I have no idea. Someone put a live bullet in a gun. A bullet that wasn’t even supposed to be on the property.”
— ABC News (@ABC) December 1, 2021
Watch TOMORROW 8pm ET on ABC and stream later on @hulu. https://t.co/fJQly1za1T pic.twitter.com/OnpDuYERiC