Liverpooli ia bën bajat Evertonit në derbin e qytetit, City e mposht Gerrardin

City dhe Liverpooli kanë rrëmbyer pikë të tjera në xhiron e 14 në Premierligë.
City ka arritur që ta und 2-1 në udhëtim Aston Villën, derisa Liverpooli e ka fituar derbin kundër Evertonit me rezultatin 4-1, raporton Gazeta Express.
Ruben Dias dhe Bernardo Silva shënuan për fitoren e ekipit të Pep Guardiolës.
Që të dy shënuan gola të bukur.
Në anën tjetër për vendasit, golin e nderit e shënoi Ëatkins.
Mohamed Salah i ka dhuruar futbollit edhe një paraqitje madhështore. Liverpool mposhti Evertonin në derbi me rezultat bindës, 1-4, me dy golat e Salah, nga një shënuan Henderson e Jota.