75 Mall Live Search
09:12 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / AR

Përmes telefonit kanosi gruan e tij, arrestohet burri nga Shtimja

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje me datën 01.12.2012 rreth orës 14:24 ka pranuar një informacion,  se në fshatin Davidovc të Shtimes është një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe rreth orës 23:55 ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.K (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili përmes telefonit kishte kanosur bashkëshorten e tij me inicialet B.K ( F/K) e moshës 38 vjeçare .

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.