75 Mall Live Search
10:34 / E Premte, 03 Dhjetor 2021 / B O

Ndodhë poshtërimi në NBA, thyhet rekordi i të gjitha kohërave

Një nga ndeshjet më poshtëruese në NBA është regjistruar mbrëmë. Memphis Grizlies e ka mposhtur Oklahoman me rezultat katastrofal, 152-79.

Kjo është humbja më e thellë në histori të NBA. Pra, diferenca e fituesit me humbësin ishte plot 73 pikë.

Deri më tani, diferenca më e madhe në një ndeshje në NBA ishte në vitin 1991 kur Cleveland e kishte mposhtur Miamin me 68 pikë diferencë.

Madje Grizlies mbrëmë nuk e kishte në skuadër yllin kryesor, Ja Morant. Plot nëntë lojtarë të tyre kishin mbrëmë pikë dyshifrore./Indeksonline/