75 Mall Live Search
09:06 / E Shtunë, 04 Dhjetor 2021 / MSH

Kërcenoi zyrtarët policor, arrestohet një person në Pejë

Një person është arrestuar dje në Pejë pasi i njëjti ka penguar dhe kërenuar zyrtarët policor gjatë ushtrimit të detyrës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka penguar dhe kërcënuar zyrtarët policor, të cilit ishin në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.