Vazhdojnë masat shtrenguese, edhe ShBA kërkon test negativ nga udhëtarët

Një valë e re infektimesh me COVID-19 ka bërë që shumë shtete të mëdha t’iu rikthehen masave shtrenguese.
Një ndër to janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Indeksonline.
Ambasada e Shteteve të Bahskuara ka bërë të ditur se që nga e hëna (6 dhjetor) nuk do të lejohet hyrja në ShBA pa një dëshmi të testit negativ të COVID-19, jo më të vjetër se një ditë.
Ky rregull do të vlejë edhe për të vaksinuarit, pavarësisht numrit të dozave të marra.
“Duke filluar nga e hëna, 6 dhjetor, të gjithë pasagjerët e ajrit ndërkombëtar të moshës dy vjeç e lart që udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht nga statusi i vaksinimit ose kombësia, duhet të tregojnë një test negativ për COVID-19 të marrë jo më shumë se 1 ditë përpara nisjes së fluturimit tuaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Twitter.
Një vendim pothuajse të njëjtë ka marrë edhe Zvicrra për të gjithë ata që planifikojnë të udhëtojnë drejt saj.