75 Mall Live Search
09:07 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / LB

Djali rrah nënën dhe babën e tij, arrestohet nga Policia

Është arrestuar një person në Rahovec, pasi i njëjti ka rrahur prindërit e tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Njoftimi i Policisë:

Rahovec 04.12.2021-19:40.  Dy viktimat , një mashkull dhe një femër kosovar -e (bashkëshortë ) kanë raportuar se, pas një mosmarrëveshje verbale  janë sulmuar fizikisht nga djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje . Rasti në procedurë hetimore.