75 Mall Live Search
14:07 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / MSH

Po e çonin në burgun famëkeq, shqiptari i jep fund jetës në furgon

Ditën e enjte një i dënuar shqiptar ndërroi jetë në Greqi, pasi vari veten.

Sot mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja.

Shqiptari ishte dërguar nga burgu i Malandrinos në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Por në momentin e kthimit në burg, 38-vjeçari vari veten me lidhëse këpucësh brenda kafazit teksa furgoni ishte në lëvizje.

Shqiptari ishte dënuar për disa vepra penale.