75 Mall Live Search
14:44 / E Martë, 07 Dhjetor 2021 / AR

Lewandowski: Do të doja që Messi të ishte i sinqertë, jo vetëm me fjalë boshe

Robert Lewandowski ishte i dyti në garën për Topin e Artë të vitit 2021, me Lionel Messin që fitoi përfundimisht çmimin, por polaki ka zbuluar trishtimin e tij për të mos dalë në krye, ndërsa ka pranuar gjithashtu fjalët e sulmuesit të Paris Saint-Germain.

Në sezonin 2020/21, Lewandowski shënoi 48 gola dhe dha nëntë asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat, pasi Bayern fitoi Bundesligën, DFL-Superkupën, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube FIFA.

Ndërsa gjatë këtij sezoni ai ka shënuar 16 gola në Bundesliga në 14 ndeshje.

“Ndjeva trishtim”, tha Lewandowski për gazetën polake Kanale Sportowym.

“Nuk mund ta mohoj”.

“Nuk mund të them se isha i lumtur, përkundrazi. Kam një ndjenjë trishtimi. Të jem kaq afër, të konkurroj me Messin, sigurisht që e respektoj se si luan dhe çfarë ka arritur”.

Sulmuesi i Bayern Munichut gjithashtu foli për Messin, pasi sulmuesi i PSG-së i kërkoi France Football që t’i jepte Topin e Artë 2020 Lewandowskit, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk jam aq entuziast për marrjen e çmimit 2020”, theksoi Lewandowski.

“Unë do të doja që deklarata e Messit për Topin e Artë 2020 të ishte një deklaratë e sinqertë dhe e sjellshme nga një lojtar i madh dhe jo vetëm një fjalë boshe”.