Ja e kujt ishte dëshira që mbledhja Kosovë-Shqipëri të mbahej në Korçë
Kosova e Shqipëria kanë mbajtur sot mbledhjen e 4-të mes dy qeverive, në qytetin e Korçës.
Ky qytet është vlerësuar nga krerët e dy shteteve si qytet me shumë histori brenda tij.
Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja pse zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur dëshirën që kjo mbledhje të mbahej pikërisht në Korçë, shkruan Indeksonline.
Ai në mesin e rreshtave ku ka uruar 28 Nëntorin, ka thënë se mbledhja u mbajt në Korçë, sipas dëshirës së tij, meqë është vatër e Rilindjes Kombëtare.
“Kam provuar emocione të mëdha që të jem në vigjilje të Festës së Flamurit në takimin tradicional të dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës që u mbajt sipas dëshirës sime në Korçë – vatër e Rilindjes Kombëtare. Prej Korçës uroj gjithë bashkëkombasit: Gëzuar! Bashkë jemi më të fortë!”, ka shkruar ai./Indeksonline/