75 Mall Live Search
16:32 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / MSH

Kina do të gjobitë shtetet që bojkotojnë Lojërat Olimpike Dimërore

Kina ka paralajmëruar se të gjitha shtetet që do të bojkotojnë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, do të paguajnë gjobë.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja janë ndër shtetet që kanë bojkotuar Lojërat Olimpike Dimërore, duke mos dërguar përfaqësuesit e tyre në Kinë.

Sipas BBC, ky bojkot ka ardhur rrjedhimisht si pasojë e shqetësimeve në lidhje me të drejtat e njeriut në Kinë, me theks të veçantë, mbi akuzat për keqtrajtim dhe abuzim ndaj grupeve pakicë ujgure.

Megjithatë, bashkë me këto shtete të mëdha, nuk është rënditur Franca, e cila do të jetë nikoqire e Lojërave Olimpike Verore të Ardhshme.

“Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia kanë përdorur platformën e Lojërave Olimpike për manipulime politike,” tha Ëang Ëenbin, zëdhënës në ministrinë e jashtme kineze.

Që nga lajmërimi për bojkot, mediat kineze kanë raportuar se Pekini nuk ka planifikuar të ftojë politikanë amerikanë, të cilët reklamojnë idenë e bojkotit.

Sipas Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, çështjet politike nuk duhen përzier me ato sportive, kështu që pjesëmarrja e parakaluesve të shteteve bojkotuese patjetër që nuk duhet ndikuar nga vendimet politike dhe duhen përmbajtur neutralitetit.

Lojërat Olimpike Dimërore nuk do të presin edhe Zelandën e Re. Kjo e fundit ka deklaruar se mospjesëmarrja e saj nuk ka të bëjë me bojkotin e as çështjet politike, por për shkak të pandemisë.