Vetura godet një person në Prishtinë, Policia jep detaje

Indeksonline ka raportuar më herët lidhur me një aksident që ka ndodhur në lagjen Aktash në Prishtinë.
Në videon e publikuar shihet një person që është aksidentuar nga një veturë.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Flora Ahemti, zëdhënëse në këtë instituvcion ka konfirmuar për Indeksonline se personi i aksidentuar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Sot rreth orës 18:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.