75 Mall Live Search
16:38 / E Hënë, 13 Dhjetor 2021 / LB

Musliu i reagon sërish Pecit: Nuk do të lejojmë që gënjeshtarët të luajnë me djersën e punëtorëve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përplasur me ministrin e Bujqësisë, pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, për çështjen e anulimit të thirrjes për grante në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj, deputetja Musliu ka shkruar në Facebook se do t’i demaskojë gënjeshtarët dhe manipulantet.

“Nuk do të lejojmë qe gënjeshtarët e manipulantet të luajnë me djersën punëtorëve, bujqve e fermerëve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

Postimi i plotë i deputetes:

Do ti demaskojmë genjeshtaret e manipulantet. Nuk do të lejojmë qe gënjeshtaret e manipulantet të luajnë me djersën punëtorëve, bujqëve e fermerve të Kosovës.

Po jap një kronologji të çështjes qe të jetë me e kjart për opinionin publik.

 🟢Në janar të vitit 2021 është shpallë thirrja për aplikim për ndarjen e grandeve.

🟢Afati për aplikim ka përfundu në mars të vitit 2021

🟠 Me  25 nëntor ne seancë parlamentare kam pyet ministrin se çka ka ndodhe me thirrjen për grande?

🟠Ministri u përgjigj se ajo thirrje është anulu me vendim të Ministrisë.

🟠Te njejten ditë pyes Ministrin pse nuk e keni bërë publik vendimin për anulim sepse është obligative ti njoftoni fermeret.

🟠Ministri me ofendim mu drejtua “hin ne ëeb faqe është shpallë vendimi.

🟠Gjatë pauzes ne seance e kerkova, nuk figuronte ne faqe te Ministrise. Dhe prap e luta ministrin qe nese është e mundur të me njoftoj për mes

E-mail-it. U zotua qe do të ma dergoj vendimin dhe linkun ku është publiku.

🟠Prita deri me 02.12. 2012  dhe as nuk mora pergjigjje nga ministri e as nuk e gjeta  në ëebfaqen e Ministrisë.

🟠Me datën 02.12.2021 përmes protokolit i dergova pyetje me shkrim ministrit qe te me pergjigjet  në seancën e radhes.

🟠Me daten 07.12.2021 pasi qe e merr pyetjen me shkrim Ministri publikon ne ëebfaqe zyrtare vendimin

🔴13.12.2021 Pytja vjen në Seancë dhe ministri me qe është zënë në rren, del në foltore e filozofon.

🔴Kur unë e pyes për datën kur është marrë vendim dhe datën e publikimit të vendimit, MINISTER PINOKIO e din qe ka rrejt dhe në vend qe te na informoj për datën ai fillon të ofendoj.

-P.S me poshtë e shihni vendimin për anulim dhe datën e shpalljes ne ëebfaqe pra publikimi është bërë vetem pas insistimit tim. ⬇️