Prishtina duket e bukur kuq e zi (Foto)
Ashtu sikur çdo vit tjetër, Kosova “vishet” kuq e zi për festën e flamurit, më 28 Nëntor.
Lokalet në kryeqytet kanë vendosur flamurin me shqiponjën dykrenare, e disa prej tyre ua kanë bashkangjitur edhe flamurin që simbolizon shtetin e Kosovës, shkruan Indeksonline.
Festë duket se kanë qytetarët edhe brenda familjeve të tyre. Disa nga ta i kanë vendosur flamujt kuq e zi në ballkonët e tyre.
Kujtojmë se sot Shqipëria po feston 105 vjetorin e shpalljes shtet. Në Vlorë janë duke qëndruar krahas krerëve shqiptarë, edhe ata të Kosovës./Indeksonline/