Arrestohet kaçanikasi, ngacmoi të miturën në rrjete sociale

Dje rreth orës 19:00 është arrestuar një mashkull në Kaçanik.
I njëjti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare e mitur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës./Indeksonline/