Tentimvrasje në Prishtinë, viktima shtrihet në spital

Një person është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar me thikë nga i dyshuari në Prishtinë.
Vrasja në tentativë është regjistruar të enjten rreth orës 15:00, shkruan IndeksOnline.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante./IndeksOnline/