75 Mall Live Search
10:12 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / k.v

Rrahje mes katër personave në Fushë Kosovë

Pas një mosmarrëveshje verbale, janë rrahur mes veti katër të dyshuar në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

Rasti në procedurë hetimore./IndeksOnline/