Mblidhen shefat e Premierligës, pritet të diskutohet “mbyllja festive”

Aksionarët e Premier League do të takohen të hënën për të diskutuar situatën aktuale pas njoftimit të shuma rasteve në skuadra me Covid-19.
Raportohet se temë do të jetë “mbyllja festive”, pra anulimi i ndeshjeve të fundvitit për një datë tjetër. Gjysma e ndeshjeve të kësaj fundjave në Premierligë janë anuluar për shkak të rasteve të shumta me Covid 19.

Ka shumë gjasa që shumica e ndeshjeve të vikendit të anulohen, ndërsa një vendim final për ndeshjet festive pritet të merret të hënën.
Drejtuesit e Premierligës janë të vendosur që sezoni mos të ndërprehet, por të ketë ndryshim orari për ndeshjet e dhjetorit./Indeksonline/