75 Mall Live Search
12:16 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / B O

Arteta i jep edhe një lajm të keq Aubameyangut

Mikel Arteta ka konfirmuar se Pierre-Emerick Aubameyang do të jetë sërish i padisponueshëm për Arsenalin këtë fundjavë.

Arsenali udhëton për në Leeds të shtunën në mbrëmje, por Aubameyang do të mungojë edhe një herë pas heqjes së shiritit të kapitenit.

Sulmuesi afrikan u dënua nga klubi pasi nuk ka përfillur rregullat e skuadrës, për çka iu mor edhe shiriti i kapitenit.

Lacazete, Xhaka e Holding janë aktual lojtarët që mbajnë shiritin e kapitenit te Arsenali./Indeksonline/