E rëndë, i riu nga Deçani digjet brenda në shtëpi

Deçani është tronditur nga një ngjarje tragjike që ka ndodhur mëngjesin e sotëm. I riu Mentor Himaj nga fshatin Lloqan është djegur brenda shtëpisë së tij.
Për vdekjen e Himajt ka shkruar në mëngjes edhe i pari i komunës, Bashkim Ramosaj.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se i ndjeri është gjetur brenda shtëpisë i djegur (karbonizuar) dhe se trupi i pajetë i tij është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion./Indeksonline/