75 Mall Live Search
16:30 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / MSH

Ambasada Amerikane falendëron Kosovën për fluturimin e afganëve

Ambasa Amerikane në Prishtinë ka falendëruar shtetin e Kosovës për partneritetin dhe kujdesin në fluturimin e afganëve të cilët u nisën sot nga Kosova drejt ShBA-së.

Mëngjesin e sotëm 79 afganë fluturuan nga Kosova për në ShBA.

“Faleminderit edhe një herë Kosovë! Dhe për miqtë dhe kolegët tanë nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët e bënë të mundur këtë fluturim dhe na kanë ndihmuar në çdo hap të rrugës, ne e vlerësojmë punën dhe partneritetin tuaj të palodhur. Faleminderit nga zemra!” thuhet në falendërimin e Ambasadës, të postuar në Twitter.

Nga ana tjetër, edhe MPB ka njoftuar për largimin e 79 afganëve, duke pohuar që kjo u bë në bashkëpunim me Ambasadën.

“Sot i përcollëm 79 miqtë tanë afganë që u larguan nga Kosova për në SHBA këtë mëngjes. Ne po punojmë me partnerin tonë @USEmbPristina, për t’u siguruar që mysafirët tanë në Camp Liya, të kalojnë sa më mirë derisa janë në vendin tonë dhe të jenë në gjendje të fillojnë jetën e tyre të re sa më shpejt të jetë e mundur në Amerikë. Mirupafshim dhe ju dëshirojmë gjithë të mirat duke shpresuar të dëgjojmë përsëri nga ju!” shkruhet në njoftimin e plotë të MPB-së.