Beqa i lumtur që dy propozime të tij për ndërtimin e një shkollë dhe një ure në komunën e Gjakovës përfshihen në buxhetin e vitit 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa është shprehur i lumtur që sot dy amandamentet e propozuar nga ai në projektbuxhetin e vitit 2022, janë përkrahur nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Beqa përmes një postimi në Facebok ka treguar se këto dy amandamente kanë të bëjnë me “Ndërtimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ganimete Tërbeshi”, në fshatin Ponoshec, Komuna e Gjakovës dhe tjetri që kishte të bënte me projektin “Ndërtimi i urës në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës”.
Postimi i plotë i Beqës:
Jam shumë i lumtur që sot, ndonëse jo në shumën që kam kërkuar, dy amendamentet e propozuara nga unë në projektbuxhetin e vitit 2022, njëri që kishte të bënte me projektin “Ndërtimi i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ganimete Tërbeshi”, në fshatin Ponoshec, Komuna e Gjakovës dhe tjetri që kishte të bënte me projektin “Ndërtimi i urës në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës”, janë përkrahur nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Projekti për shkollën në fshatin Ponoshec, i cili është përkrahur në vlerë prej 200.000 (dyqind mijë) euro, është me rëndësi të veçantë për komunitetin, e në veçanti për fëmijët që aktualisht i ndjekin mësimet në shkollën aktuale e cila është shumë e vjetër.
Edhe projekti për ndërtimin e urës në fshatin Rugovë, i cili është përkrahur në shumën prej 400.000 (katërqind mijë) euro, është me rëndësi të veçantë jo vetëm për banorët e Rogovës, por komplet për regjionin e Hasit e cila lidh Hasin me anadrinin dhe me rrugën magjistrale Gjakovë- Prizren.
Ndërkaq, amendamenti 3, që kishte të bënte me projektin “Rregullimi shtratit të lumit Krena”, fatkeqësisht nuk morri mbështetjen e nevojshme nga deputetët e shumicës.
Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të të drejtave, interesave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, e veçanarisht të atyre të Komunës së Gjakovës me rrethinë.