75 Mall Live Search
23:46 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / OSH

Shefja e grupit të VV-së reagon për buxhetin, ka plot “myzhde” për Gjakovën

Shefja e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2022 i cili kap vlerën 2.7 miliardë euro, shkruan IndeksOnline.

Kusari Lila tha se ky është projektbuxheti i parë në të cilin Qeveria Kurti prezanton programin e saj dhe fillon projektet zhvillimore të prezantuara në programin e saj elektoral të zgjedhjeve nacionale të 14 Shkurtit.

Deputetja ka treguar 34 projektet e rëndësishme për Gjakovën.

Postimi i plotë:

Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua në lexim të dytë projektbuxheti i vitit 2022.

Për herë të parë në historinë e vendit, ky projektbuxhet arrin vlerën 2.7 miliardë Euro.

Ky është projektbuxheti i parë në të cilin Qeveria Kurti prezanton programin e saj dhe fillon projektet zhvillimore të prezantuara në programin e saj elektoral të zgjedhjeve nacionale të 14 Shkurtit.

Shumë nisma, por edhe shumë projekte të problematizuara ndër vite, u prezantuan dhe u korigjuan me këtë projektbuxhet.

Ky projektbuxhet është i shtrirë me projekte në tërë Kosovën dhe është në të mirë të gjithë qytetarëve pa dallim.

Për bashkëvendasit e mi nga Komuna e Gjakovës, të kenë të qartë që Qeveria Kurti dhe shumica që e votoi projektbuxhetin, kanë vazhduar dhe miratuar një numër të madh projektesh për komunë e Gjakovës. Totali i projekteve në investimet është 34 sosh në vlerën prej 12,629,221 Euro (dymbëdhjetë milion Euro e Gjashtëqind e njëzet e nëntë mijë e dyqind e njëzet e një Euro).

Këtë projektbuxhet e bojkotuan opozita e Kuvendit (PDK, LDK, AAK), por ne e miratuam për të mirën e gjithë qytetarëve të komunës tonë dhe tërë Kosovës.

Në mesin e projekteve për komunën e Gjakovës janë:

1. Gjykata Themelore në Gjakovë:  202, 000                        

2. Ndërtimi i zyrës regjionale për inspektoriat AUV                                           200,000 Euro

3. Renovimi I objektit të ATK                          250,000€

4. Zyra e punësimit Gjakovë                        100,000€

5. Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemit të ujitjes në Gjakovë                 115,000 €                         

6. Riparimi I rrugës Istog-Pejë-Decan-Gjakovë                       500,000 €

7. Ndërtimi I rrugës Pjetërshan                    42,081€

8. Ndërtimi i rrugës Hereq-Palabardh-Jahoc-Lugbunar             204,654€

9. Ndërtimi I rrugës Lipovec – Dol – Gjakovë                              94,660€

10. Asfaltimi I rrugës Smolicë-Stubëll-Bërjah-Nivokaz             117,217 €

11. Pastrimi I ambientit, rregullimi i stazës së bicikletave KLINË-GJAKOVË                                  114,270 €

12. Ndërtimi I kompleksit të tenisit  200,000€

13. Renovimi i stadiumit Gjakovë  500,000€           

14. Qendra e Kulturës në Rogovë të Hasit 250,000€                           

15. Qarshia e Gjakovës 50,000€                     

16. Shtëpia tradicionale Ryshyr Këpuska 10,000€                                    

17. Shtëpia e Niman Ferizit 1,000 €                                                    

18. Kulla Elhem Godenit, Rogovë 30,000 €                 

19. Kulla e Zeqë Ramë Salisë, Brovinë  35,000€                  

20. Kulla e Sylejman Vokshit, Gjakovë 40,000€                                                              

21. Blerja e paisjeve lab. Univerzitetit Gjakovë, 100,000€                                   

22. Ndërtimi i Univ. Gjakovë 800,000€                      

23. Ndërtimi i sallës së sportit Gjakovë                                        300,000€                      

24. Ndërtimi I shkollës Damjan 300,000€

5. Dizajni dhe ndërtimi i ankesit rë Gjykatës

të  445,000 €                     

26. Kompleksi memorial dhe varrezat

e Dëshmorëve ‘’Shqiponjë’’ 150,000 €                       

27. Kompleksi Memorial ‘’27 Prilli’’

Mejë, 75,000 €                                      

28. Zgjerimi I rrigës Dollc-Gjakovë 2,500,000 €                                                           

29. Ndërtimi i qarkores 1, 103,339 €                                         

30. Programi I bashkëfinancimit KK  2,800,000 €                                       

31. Ndërtimi i shkollës së re në Ponoshec                                        200,000 €

32. Rehabilitimi I plotë i qendrës transfer  “Ali Ibra”, 250,000 €

33. Ndërtimi i urës Rogovë 400,000€                             

34. Nërtimi i rrugës Bec- Sopot  150,000€

Na priftë e mbara në 2022!