75 Mall Live Search
09:52 / E Shtunë, 18 Dhjetor 2021 / MSH

Postoi foto me armë në rrjete sociale, arrestohet burri në Klinë

Është arrestuar një burrë në Klinë pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar një foto me armë.

Policia në raportin 24 orësh bënë të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Sferkë, Klinë 16.12.2021 – 16:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar një foto me armë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.