Florjana e “Përputhen” tronditë: Kam mamin e babin memeca, m’u këput shpirti se nuk kam dëgjuar zërin e mamit

Mbrëmë në “Përputhen Prime”, Florjana ndau një nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj.
Teksa Alesia u shpreh se e ka marrë malli të dëgjojë zërin e së ëmës, e cila ka vdekur, Florjana u prek shumë dhe shpërtheu në lot.
Ajo tha se i ka të dy prindërit mememcë dhe nuk i ka dëgjuar kurrë të flasin.
“Unë e kuptoj shumë mirë Alesian se kam mamin e babin që janë memeca dhe nuk flasin. Kur tha Alesia që me ka marrë malli të dëgjoj zërin e mamit, unë kam 25 vite që nuk e dëgjoj. Është diçka që më prek shumë dhe familja është shumë e rëndësishme, por kur tha Alesia që më ka marrë malli të dëgjoj zërin e mamit, m’u këput shpirti se nuk e kam dëgjuar njëherë zërin e saj dhe e di shumë mirë se sa e dhimbshme mund të jetë” tha Florjana duke qarë.