Guardiola i pakënaqur edhe me fitoren 4-0

Manchester City fitoi kundër Newcastle me rezultat 0-4 në ndeshjen e javës së 18-të të Premierligës.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka dhënë një deklaratë pas ndeshjes, ku nuk është treguar i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.
“Një rezultat i mirë, por jo një paraqitje shumë e mirë. Ne ishim me fat, por Neëcastle nuk u mbrojt mirë te goli i parë dhe një veprim brilant nga Joao Cancelo edhe te goli i dytë”, ka thënë Guardiola.
“Pjesa e parë ishte një nga më të këqijat që kemi luajtur këtë sezon dhe pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Ne luajtëm më mirë me topin, por e humbasim shpesh atë dhe kjo nuk më pëlqen fare”, shtoi trajneri i Manchester Cityt.
Të dhënat tregojnë qëndrueshmërinë që kemi si ekip, nuk është të fitojmë tituj apo finale, por po fitojmë vazhdimisht. Rekordet janë aty për t’u thyer dhe të lumtur që i kemi ato”, ka thënë ndër të tjerash Pep Guardiola. /IndeksOnline/