75 Mall Live Search
14:25 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / OSH

Qytetarja nga Kaçaniku dorëzon në polici të hollat e gjetura

Një qytetare nga Kaçaniku, Kosovare Rexha ka gjetur një shumë të caktuar të të hollave në një rrugë të këtij qyteti .

Ajo, menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanikut.Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur) .

Lusim , pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Kaçanik, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetaren Kosovare Rexha për gjestin human dhe shembullorë, me rastin e dorëzimit të të hollave të gjetura, në stacionin e policisë në Kaçanik.