75 Mall Live Search
14:57 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / OSH

Sallon bukurie ‘Hapësira’, astronauti me shumë talente i lë të gjithë pa fjalë

Sallon bukurie, “Hapësirë”! Astronauti Matthias Maurer ndau një video në Twitter, ku shihet teksa shoku i tij i ekuipazhit i qeth flokët brenda anijes kozmike.

 “Hyni në sallonin hapësinor ku berberi Charin, është një njeri me shumë talente sepse askush nga ne nuk dëshiron flokë në sy. Pesë yje për shërbimin e këtij stilisti hapësinor”, ​​ka shkruar Maurer.

Videoja e sallonit hapësinor është publikuar disa ditë më parë dhe ka grumbulluar mijëra shikime. Përdoruesit e rrjetit u mahniten pasi kanë parë videon.

Po ju a do provonit këtë sallon të veçantë?!