75 Mall Live Search
18:04 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / AR

Ekskluzive/Top Channel përgënjeshtron raportimet për Kikën: S’është i ftuar në Big Brother VIP!

Kreshnik Husaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka shkruar se ka marrë një ofertë për t’iu bashkuar shtëpisë së famshme në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’.

Mirëpo, e gjithë kjo del të jetë gënjeshtër e tij.

Burime të Indeksonline brenda Top Channel bëjnë me dije se Kikës nuk i është bërë një ofertë e tillë dhe se ky është një lajm i rremë nga ai.

“Kjo është gënjeshtër, nuk i kemi bërë ofertë të tillë. Është fake news”, tha burimi.

Kujtojmë se në ‘BBV’ kanë mbetur edhe dy javë drejtë përfundimit dhe është konkurrencë e madhe se kush do të fitojë çmimin e madh./Indeksonline/

Big Brother Albania VIP (@BigBrotherALVip) / Twitter