Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:30 ka pranuar një informacion se në rrugën “Mehmet Begraca” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.I (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij, duke ju shkaktuar edhe lëndime trupore.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal për Dhunë në Familje.
Pas intervistimit nga hetuesit rajonal dhe verifikimit të tij , i njëjti ka rezultuar se ishte në kërkim, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Kanosje’’ me dënim burgimi prej nëntëdhjetë ditëve (90).
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme
hetimore.