Realizohet “Dialogu Ushtarak” me Republikën e Turqisë

Delegacioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ministrisë së Mbrojtjes (MM) i udhëhequr nga Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj morën pjese në takimin vjetor “Dialogu Ushtarak” në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në Ankara.

Gjatë këtij dialogu, të dy palët u shprehën të kënaqura me të arriturat e përbashkëta dhe u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin bilateral në mes të dy vendeve.

Delegacioni gjithashtu ka vizituar akademinë ushtarake ku janë duke u shkolluar kadetët e FSK-së. Zhvillimi profesional dhe trajnimet e përbashkëta do të rrisin ndërveprueshmërinë tonë në realizimin e objektivave në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit.
