75 Mall Live Search
23:29 / E Premte, 24 Dhjetor 2021 / MSH

Debat i ashpër mes Big Mamës dhe Antonelës, këngëtarja lë shtëpinë

Si çdo hrë tjetër, edhe spektakli i sontëm i Big Brother është shoqëruar me debate e të papritura.

Pas një debati te ashpër mes Big Mamës dhe Antonelës, këngëtarja nga Tetova ka kërkuar të largohet menjëherë nga shtëpia e Big Brother VIP.

E gjitha filloi kur Antonela iu drejtua Big Mamës duke i thënë që ajo e ka ofenduar në gjuhën serbe.

Kjo bëri që këngëtarja të reagojë shumë ashpër dhe të ofendojë Antonelën.

Duke e quajtur njeri kot, të pamoralshme dhe shumë ofendime të tjera, Big Mama u ftua nga Arbana Osmani të futej në “dhomën e rrëfimit” për të qetësuar situatën.

Por, vendimi përfundimtar i këngëtares ishte që ajo të largohej menjëherë nga shtëpia, gjë që u pranua nga produksioni i BBV.