75 Mall Live Search
01:03 / E Shtunë, 25 Dhjetor 2021 / MSH

Ipeshkvi Dodë Gjergji: Krishtlindja është festë e mishërimit dhe shpresës

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji ka mbajtur fjalim me rastin e Meshës për Vigjiljen e Krishtlindjes.

I shoqëruar nga meshtarë të dioqezës, ipeshkvi u është drejtuar pjesëmarrësve të Meshës duke u thënë se kjo është festë e mishërimit dhe e shpresës.

“Krishti, i cili me shkëlqimin e shpirtit të shenjtë të tij, ka vënë në ne shpresën, dhe shëndritë Luginën e Vdekjes nëpër të cilën ne duhet të kalojmë, kështu në ne asnjëherë nuk mbizotëron dëshprimi, asnjëherë nuk zbehet shkëlqimi dhe dashuria, dhe kurrë nuk humbet shpresa. Edhe sonte, si çdo Krishtlindje tjetër, i bashkohemi këngës së engjëjve, duke i dhënë lavdi hyjnit dhe duke ftuar të gjithë njerëzit që t’i besojnë Krishtit, pasi paqja e tij nuk do të ketë kurrë mbarim”, ka thënë Imzot Dodë Gjergji.

Ai ka bërë thirrje që të gëzohet dhe festohet paqja dhe prezenca e personave të dashur.

“Edhe pse sot kjo ngjarje [lindja e Krishtit] festohet me një solemnitet shumë më madheshtor dhe me një përfshirje shumë më të madhe, megithatë për shumë kënd, akoma nuk i është zbuluar lideri i kësaj nate. Kjo dëshmon edhe praninë e shumë te të rinjve këtu që akoma nuk janë pagëzuar, por e di, e do, dhe dëshiron të bëjë nder të largët dhe të gëzoni me ata që festojnë”, shtoi ai./Indeksonline