75 Mall Live Search
17:23 / E Diele, 26 Dhjetor 2021 / C E

Anulohet miqësorja me Malin e Zi, shkak koronavirusi

Federata e Hendbollit të Kosovës ka bërë të ditur se sot është anuluar miqësorja me Malin e Zi që do të zhvillohej në orën 17:00 në Podgoricë.

Ky vendim u mor për të ruajtur shëndetin e lojtarëve, përkatësisht për të shmangur kontaktin me lojtarët tjerë të Malit të Zi, që mund të jenë bartës të virusit.

Kombëtarja jonë ka udhëtuar të shtunën për në Podgoricë dhe ishte e gatshme për ndeshje. Por te Mali i Zi janë paraqitur disa raste me koronavirus dhe për këtë arsye është vendosur të anulohet takimi.Kombëtarja e Kosovës kthehet sot në Prishtinë dhe nesër vazhdohet me stërvitje për ndeshjet kualifikuese të janarit”, thuhet në njoftim.