Ahmeti flet edhe njëherë për krizën energjetike: Nuk iket nga përgjegjësia kur përkeqësohet gjendja

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me krizën energjetike në vend.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se e dijmë se qeveritë e kaluara e kanë lënë shumë keq, por shtoi se nuk iket nga përgjegjësia nëse përkeqësohet gjendja.
Ai shtoi se regresin nuk mund ta shpjegojsh me punën e qeverive të 20 vjetëve të fundit.
“Mungesën e progresit mundesh me shpjegu me punën e qeverive të ndryshme 20 vjetet e fundit, por jo edhe regresin! Për që nuk përmirësohet gjendja e dijmë që e kanë lënë shumë keq ata tjerët, por që përkeqësohet gjendja nuk iket nga përgjegjësia”, ka shkruar Ahmeti.