Eskalon situata/ Shkoi për t’u sqaruar, por ia theu hundën, çka ndodhi mbrëmë në Gjakovë

Mbrëmë në rrugën “Abdullah Babalija” në Gjakovë, një person (viktima) ka shkuar te një tjetër (i dyshuari) për t’u sqaruar rreth një mosmarrëveshje te mëhershme.
Por që, i dyshuari menjeherë kishte goditur viktimën me grushte duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor (fraktur të hundës).
Pastaj ka eskaluar situata ku të gjithë personat e perfshirë kanë filluar të godasin njëri-tjetrin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
“Të gjithë personave të lënduar i është ofruar tretmani mjekësor. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore si dhe Prokurori Kujdestar ku me urdhër te tij i dyshuari ndalohet për 48 orë ndërsa të dyshuarit dy te dyshuar lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime“, u shpreh ai./Indeksonline/