75 Mall Live Search
20:04 / E Martë, 04 Janar 2022 / OSH

Cilat ushtrime duhet kryer me sukses për t’u bërë ushtar i FSK-së?

Sivjet pati shumë të rinjë të interesuar për t’u bërë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes këtë vit hapi konkurs për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinjë në FSK.

Por cilat janë ushtrimet që duhet kryer me sukses për t’u rekrutuar?


“Që nga dita e hënë, 6 dhjetor deri më 10 dhjetor është paraparë faza e testimit fizik për përzgjedhjen e ushtarëve të rinjë në FSK. Kemi pasur një interesim të jashtëzakonshëm edhe në këtë kampanjë, prej datës 6 në pesë vendlokacione të ndryshme kemi zhvilluar testin fizik.
Kemi interesim edhe të gjinisë femrore dhe asaj mashkullore, ka dallime në ushtrime. Testi fizik përbëhet prej tri diciplinave kryesore: pompat, barkoret dhe vrapimi. Ushtrimet nuk janë të vështira nëse përgatiteni 2-3 muaj paraprakisht”, tha ai.


Thaçi tregoi se kandidatët duhet të kalojnë edhe disa testime tjera, përfshirë edhe atë të inteligjencës.

Kapiteni i FSK-së tha se ushtrimet e kandidatëve që janë në garë për t’u bërë ushtarë dallojnë prej ushtarëve të FSK-së.


Interesim të madh për t’u bërë pjesëtarë të FSK pati edhe nga komunitetet jo shumicë në Kosovë./IndeksOnline/