75 Mall Live Search
21:39 / E Martë, 04 Janar 2022 / OSH

Arrestohet një person për dhunë në familje

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot reth orës 13:00 ka pranuar një informacion se në rrugën. ‘’ Gursel dhe Bajram Sylejmani’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje .


Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme,  menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet R.S (M/K) 51 vjeçar,  i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij  , ku për këtë ajo ka pranuar edhe tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.


I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.