75 Mall Live Search
11:36 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / k.v

Zgjedhja e kryesuesit/ Përparim Rama kërkon të vazhdohet me raundin tjetër (Video)

Pas dështimit të zgjedhjes së kryesuesit të kuvendit komunal të Prishtinës në raundin e parë, kryetari i kryeqytetit Përparim Rama ka kërkuar që të vazhdohet me raundin tjetër.

Në garë është vetëm kandidatura e asamblistit të LDK-së Fehmi Kupina, raporton IndeksOnline.

Për të në raundin e parë votuan 25 asamblistë, vota këto jo të mjaftueshme për zgjedhjen e tij si i pari i kuvendit komunal.

Rikujtojmë se për zgjedhjen e kryesuesit komunal duhen 26 vota pro.

Pak më parë është arritur një marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së për bashkë qeverisje./IndeksOnline/