75 Mall Live Search
08:51 / E Enjte, 06 Janar 2022 / AR

Gjak në rrugë/ Çka ndodhi mbrëmë te Rruga B?

Indeksonline mbrëmë ka raportuar për një plagosje te Rruga B në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes rrugët ishin të mbuluara me gjak e prezente ishte edhe Policia e Kosovës.

Por çfarë ndodhi saktësisht atje?

Policia e Kosovës në raporton 24 orësh njofton se një person është sulmuar fizikisht me thikë nga persona të panjohur.

Si pasojë ai ka marrë lëndime trupore nga arma e ftohtë.

“Rruga B, Prishtinë  05.01.2022, 22:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore nga arma e ftohtë (thikë). Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi”, thuhet në raport./Indeksonline/