Shqipëria regjistron mbi 1600 raste me Covid

Shqipëria është duke u ballafaquar me një valë të ashpër të rritjes së infektimeve me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë infektuar 1648 qytetarë, teksa 5 të tjerë kanë humbur jetën.
Momentalisht, në vend janë 9,286 raste aktive me SARS-CoV-2.
Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar me apelin për t’u vaksinuar për të reduktuar shkallën e infektimit.