75 Mall Live Search
20:06 / E Enjte, 06 Janar 2022 / MSH

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, 6 të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Sipas Ahmetit, nga ky aksident 6 persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut.