75 Mall Live Search
12:14 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / MSH

Kolona në kufirin Serbi-Hungari arrin në 9 kilometra

Mergata kosovare, pas festave të fundvitit, ka filluar kthimin e saj në Evropë.

Megjithatë, pritjet e gjata në kufij janë duke krijuar telashe për ta.

Në kufirin Serbi-Hungari, pritjet janë duke u bërë të padurueshme dhe të paarsyeshme.

Sipas një qytetari, kolona ka arritur në 9 kilometra, teksa thuhet se do presin edhe së paku 6 orë në të njëjtën pikë.

Mbrëmë kolona u shoqërua me protestë me sirena veturash, si masë kundërshtimi për pritjen dhe kaosin që po bëhet atje./Indeksonline/