75 Mall Live Search
10:31 / E Diele, 09 Janar 2022 / MSH

Aventura e Pogbas në United mund të marrë fund në qershor

Paul Pogbas nuk i është ofruar një kontratë e re që nga vera e kaluar dhe ende është në pikëpyetje nëse do të zgjasë qëndrimi i tij në Old Trafford.

Ndryshe nga raportimet e mediave, Pogbas, kontrata e të cilit skadon në fund të qershorit, United nuk i ka ofruar marrëveshje të re që nga vera e kaluar.

Fokusi i mesfushorit është të rikthehet në formë dhe të luajë për Manchester United, pasi ka humbur 11 ndeshje që nga nëntori për shkak të një dëmtimi në muskul, shkruan skysports.

Ai mund të nënshkruajë një parakontratë me një klub të huaj në afatin kalimtar të janarit, por ka shumë gjasa të presë deri në verë, përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Mes spekulimeve të vazhdueshme të transferimeve, menaxheri i përkohshëm i klubit, Ralf Rangnick, ka zbuluar se Pogba do të jetë i padisponueshëm edhe për një muaj tjetër për shkak të problemit të tij.