75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 10 Janar 2022 / kutia

Djokovic duket se ka fituar betejën, lajmërohet nga fusha e tenisit

Novak Djokovic duket se ka fituar betejën ligjore me Australinë. Tenisti serb sapo ka publikuar foto nga terreni sportiv ku ka nisur stërvitjet e para për turneun “Australian Open”.

“Jam i kënaqur dhe mirënjohës për avokatin që ndryshoi vendimin e vizës time të anuluar. Pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, unë dua të qëndroj dhe të garoj në Australian Open. Do të qëndroj i fokusuar sepse erdha për të marrë pjesë në njërën nga ngjarjet më të rëndësishme.

Për momentin, nuk mund të them më shumë se një FALEMINDERIT të gjithëve në mbarë botën që më kanë mbështetur e forcuar, dhe më kanë bërë më të matur e më të fortë” ka thënë Djokovic./Indeksonline/