75 Mall Live Search
19:06 / E Martë, 11 Janar 2022 / OSH

S’keni parë kurrë, Egjipti nisi ndeshjen me formacioni 5-5-0, por humbi 1-0!

Nigeri-Egjipt ishte sfida e dytë e ditës së sotme në Kupën e Kombeve të Afrikës, me kombëtaren nigeriane që arriti të fitonte minimalisht 1-0. Por ajo që u vu re në këtë sfidë ishte formacioni që Egjipti u fut në fushën e lojës, një formacion që nuk është parë kurrë në histori.

Formacioni i përdorur nga tekniku Karlos Kuieroz ishte 5-5-0. Ky formacion u bë menjëherë viral në rrjete sociale, ku shumë njerëz ngelën të habitur.

Pas fillimit të ndeshjes, ndryshimi i Egjiptit duket se ndryshoi dhe lojtarët u pozicionuan në vende të ndryshme të fushës. Kombëtarja e Egjiptit shikohet si një nga favoritet kryesore për ta fituar këtë kompeticion, me yllin e Liverpul. Muhamed Salah, në krye të ekipit.