75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / OSH

“Horror” në Rahovec, dy djemtë e lidhin babain me litar dhe më pas e rrahin!

Një rast i pazakontë dhe shqetëues për shoqërinë ka ndodhur dje në komunën e Rahovecit, në fshatin Dobidol.

Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, për IndeksOnline bëri të ditur se dy vëllezër kanë sulmuar fizikisht babain e tyre dhe më pas e kanë lidhur me litar.

Sipas tij, i njëjti ka marrë lëndime trupore i cili është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë.

Ndërkohë, djemt e tij që e sulmuan janë ndaluar për 48 orë.

“Datë 11.01.2022 rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur infoarmates për “ Dhunë në familje “ Dyshohet se te dyshuarit e lartëcekur ( vllëzer)  pas një mosmarrveshje me prindin e tyre ( viktimen) e kishin sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar lendime  trupore.

        Viktima ka marrë ndihmën mjekësore fillimisht në QMF-në Ratkoc e pastaj  në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe sipas mjekut ka lendime te lehta trupore.

         Të dyshuarit janë shoqëruar ne Stacioni Policor – Rahovec, dhe pas intervistimit me urdher te Prokurorit të Shtetit  janë ndaluar  per 48 ( dyzetetetë) orë”, tha ai./IndeksOnline/