75 Mall Live Search
15:08 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / B O

Marcelo pranë rekordit historik me Real Madridin

Marcelo është shumë afër të arrij rekordin historik me Real Madridin. Mbrojtësi brazilian nëse e fiton Superkupën me Real Madridin, do të hyjë në historinë e Real Madridit si futbollisti me më shumë tituj.

Ai do të linte pas një legjendë si Sergio Ramos.

Nëse Real Madridi fiton Superkupën në Riad, Marcelo do të arrinte trofeun e 23-të me “mbretërit”. Pas pesë muajsh do të përfundojë kontrata e tij me klubin madrilen, në të cilin arriti para 15 vitesh.

Ylli brazilian ka vetëm edhe 6 muaj kontratë me Realin dhe është në udhëkryqin e karrierës, të largohet apo të vazhdoje me 13 herë kampionët e Evropës.

Situata e Marcelos te Reali nuk është aspak e mirë ngase po përballet me lëndime të përsëritshme dhe ka humbur që një kohë vendin e titullarit./Indeksonline/