Rënia e madhe e Frenkie De Jong, Barça po ia bën gati “letrat”

Loja e Barcelonës mbrëmë ndaj Real Madridit ka patur komente pozitive. Barcelona ishte rival i denjë për Realin dhe kishte më së shumti goditje në portë këtë sezon.
Lojtari me paraqitjen më të dobët në El Clasico është vlerësuar Frenkie De Jong. Ylli holandez luajti vetëm 45 minuta, por nuk u vërejt fare në fushë, madje linte boshllëk në pozicionin e tij.
Xavi vendosi menjëherë në pjesën e dytë ta nxjerrë nga loja dhe dalja e tij u pa për të mirë në lojën e Barcelonës.
Largimi i Frenkie verën e ardhshme nuk shihet më si një ëndërr. Xavi është duke përgatitur seriozisht nxjerrjen në shitje të mesfushorit holandez dhe zëvëndësimin e tij me një futbollist më cilësor.
Xavi është i bindur që mund të ndërtojë një mesfushë të artë me Pedri-Gavi-Niko, dhe një mesfushorë tjetër me përvojë krah tyre.
Shitja e De Jong do të rriste buxhetin e Barcelonës dhe sipas analistëve do të shtonte gjasat edhe për transferimin e Haaland./Indeksonline/